Rregullat e shtëpisë tonë
Dhjetë gjëra që e bëjnë Coolab-in një vend të mirë për të punuar. E thënë shkurt: kujdesuni për njëri-tjetrin dhe për hapësirën.
Mos ngurro të përshëndesësh këdo përreth, ndaj një ide dhe ndërto raporte që do të zgjasin gjatë. Thjesht mos harro, ndonjëherë kufjet e tyre janë një sinjal i «flasim më vonë».
Fol me zë të ulët dhe telefonatat e gjata bëji diku ku mund të flasësh lirshëm, pa dhënë për të gjithë një podkast në sfond.
Sigurohu të lash, të pastrosh dhe të lësh hapësirat e përbashkëta gati për tjetrin që do t’i përdorë pas teje. Herën e ardhshme, ai tjetri mund të jesh ti.
Rezervo sallën e takimeve, sigurohu të mbarosh në kohë dhe anulo rezervimin kur planet të ndryshojnë. Idetë e të gjithëve kanë nevojë për një hapësirë.
Regjistro mysafirët e tu dhe ndihmoji të ndihen si në shtëpi. Nëse qëndrojnë për të punuar, i ndihmojmë ne të gjejnë abonimin e duhur për ta.
Çelësat, kartat dhe kodet mbaji për vete dhe respekto orarin e hyrjes dhe përfitimet sipas anëtarësimit tënd.
Të pëlqen një moment në Coolab? Edhe ne na pëlqen shumë. Merr leje para se të fotografosh njerëzit, ekranet apo punën e tyre.
Lëri tavolinat e përbashkëta të lira kur ikën, kujdesu për mobiljet dhe lëru të gjithëve hapësirë për t’u rehatuar.
Trego mirësi, respekto një «jo» dhe lëri raportet të lindin natyrshëm. Të gjithë meritojnë të ndihen të mirëpritur dhe rehat këtu.
Mbaji hyrje-daljet të lira, ndiq udhëzimet e mbylljes së hapësirës dhe na thuaj kur diçka prishet ose nuk duket në rregull. Jemi këtu për të ndihmuar.
Faleminderit. — Coolab